Komuna e Gostivarit ndan mjete financiare për nxënësit me sëmundje të rralla
Komuna e Gostivarit ka ndarë nga 100 euro për nxënësit me sëmundje të rralla. Bëhet fjalë për rreth 50 nxënës të tillë nga shkollat fillore dhe të mesme.
Kjo ndihmë financiare ka ardhur me propozim të kryetarit Arben Taravari, ndërsa iniciativa ka marrë edhe bekimin e Këshillit komunal.
“Me iniciativën time dhe me Vendim nga seanca VI-të e Këshillit të Komunës së Gostivarit të mbajtur më 15.03.2022, në përputhje me Programin për mbrojtje sociale të Komunës së Gostivarit, përfunduam me ndarjen e kujdesit financiar të njëhershëm në vlerë prej 6000 denarë për 47 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore me sëmundje të rralla dhe nevoja speciale që mësojnë në shkollat e Gostivarit ose nxënës nga Gostivari që ndjekin mësimin në qytete tjera”, shkruan kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në FB.
Ndryshe, ditë më parë komuna e Gostivarit ndihmë financiar ndau edhe për dhjetërsa sportisë, muzicientë të rinjë dhe nxënës të cilët së fundmi kanë shënuar rezultate në gara vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.