Kryeministri Kovaçevski e priti Kryeministren e Finlandës Marin, në vizitën e parë të Finlandës në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Qeverisë së Republikës së Finlandës, Sana Marin, arritën në vizitën njëditore të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministren Marin në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut e priti Kryeministri Kovaçevski, i cili me Kryetaren e Qeverisë së Republikës së Finlandës, në përputhje me agjendën, do të kenë takim tet-a-tet.
Kryeministri Kovaçevski dhe Kryeministrja Marin më pas do t’u bashkëngjiten delegacionet e dy qeverive në takim dypalësh ku do të marrin pjesë Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për çështje evropiane Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
Kryeministrat Kovaçevski dhe Marin, pjesën e punës nga takimi do ta përfundojnë me konferencë të përbashkët për shtyp.