LSM, ultimatum qeverisë për pagat deri më 21 qershor
Më 22 qershor punonjësit e sektorit publik do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Greva, sipas planit, do të jetë në vendet e punës. Ushtria, policia, punonjësit në sektorin e arsimit-anëtarë të Lidhjes së Sindikatave, punonjësit e shëndetësisë, ndërmarrjet komunale, komunat dhe institucionet e tjera publike nuk do të kryejnë detyrën derisa të plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave dhe regres për pushim vjetor, shkruan Alsat.
“Grevë e përgjithshme në sektorin publik nëse nuk plotësohen kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, ku do të përcaktohet rritje lineare prej 2.806 denarë për të gjithë punëtorët në sektorin publik dhe kthim i së drejtës së humbur për K15 nga viti 2023 në shumë nga 30 deri në 100 për qind të pagës mesatare në vend”, tha Darko Dimovski, kryetarë i LSM.
Greva është planifikuar të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Sindikatat ankohen se kanë marrë premtim dhe kanë shtrënguar duart me autoritetet se do të sigurohen para për paga më të larta me rebalancin e buxhetit dhe tani nga të njëjtët ministra dëgjojnë se nuk janë kompetentë për problemet e tyre. Ata shtojnë se këto para nuk i kërkojnë për të bërë jetë më luksoze, por ekzistencë elementare për ta dhe familjet e tyre. Kryeministri Kovaçevski tha se me LSM kanë biseduar për rritjen e pagave, përcaktimin e metodologjisë së rritjes, rritjen e efikasitetit apo produktivitetit të punës dhe miratimin e ligjit të ri për paga.