Nga sot, në gjithë Gjermaninë me biletë mujore vetëm 9€
Nga 1 qershor deri më 31 gusht 2022 në Gjermani ofrohet një biletë mujore e transportit publik për vetëm 9 euro në muaj.
Kësisoj, bileta mund të përdoret në mbarë vendin në autobusë dhe trena. E njëjta do të jetë në dispozicion për tre muaj.
Qeveria federale javë më parë ka miratuar një paketë lehtësimi energjetik. Një komponent elementar janë biletat mujore të transportit vendor me zbritje për 9 euro.