Nuk kalon në Kuvend tërheqja e Trusti-t
Me vota 44 për, 57 kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i.
Sot dhe dje Kuvendi ka zhvilluar diskutime dhe debate në lidhje me tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në fund të muajit prill të këtij viti, projektligji që ju mundëson qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga TRSUT-i u ishte shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.