Rajoni

Rama: Falënderoj Ali Ahmetin, pionier i Ballkanit të Hapur, mjafton të shikohet se çfarë është arritur sot në Maqedoni

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën përmbyllëse në Ohër për shtyp ka falënderuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti për prezencën në samitin e Ballkani të Hapur. Rama tha se nëse dikush do të dijë se çfarë është Ballkani i Hapur, duhet të sheh rrugëtimin e politikës së Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut.

“Dua të falënderoje Ali Ahmetin për praninë e tij këtu dhe dua të them se Ali Ahmeti është një nga pionierët e Ballkanit të Hapur, edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi, jo më të ishim në Ballkanin e Hapur, për këtë mjafton të shikohet çfarë është sot gjithë sistemi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe çfarë ishte në kohën kur Ali Ahmetit i thoshin po ulesh me armiqtë.

Në kohën kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte zyrtare, lëre pastaj që të imagjinohej kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar, që dy zëvendëskryeministra do të jenë shqiptarë”, tha Rama.