RajoniTop Lajme

Ramush Haradinaj i shkon në shtëpi Donika Gërvallës

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Dubovik të Deçanit ku nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Nënën Ajshe, për të vazhduar në vizitë në familje, te Hysen Gërvalla, vëllai i heronjve.

“Baci Hysen barti mbi supe barrën e rëndë të familjeve atdhetare shqiptare, persekutimin, burgosjen e vrasjen e vëllezërve, por mbeti deri sot, shembull i rezistencës. Gjithashtu në Drenoc, në 24-vjetorin e rënies, nderuam Dëshmorët e Kombit Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, e në Irzniq Dëshmorin e Kombit Altin Haskaj. Respekti për ata që shkruan histori me sakrificën e gjakun e tyre është i përjetshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë i tij.