Von Cramon: S’është problemi te Macroni për mos-liberalizimin e vizave, por te ministri i tij i Brendshëm
Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Francës, për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këto komente, Cramon i bëri në një profil të gazetares Franzika Tschinderle, e cila kërkoi shpjegime për politikën e jashtme të Francës.
“Problemi nuk është ai apo këshilltarët e tij, por ministri i Brendshëm. E vështirë”, ka replikuar Cramon.