Aksident trafiku në Shkup para Televizionit të Maqedonisë
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin përballë Radio Televizionit të Maqedonisë.
Hetimet policore janë ende në vazhdim, ndaj qarkullimi është i vështirësuar për shkak të bllokimit të dy korsive të komunikacionit.
Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar rëndë.