RajoniTop Lajme

Betimi i Presidentit Bajram Begaj, ceremonia në bulevard, morën pjesë akademikë, diplomatë e politikanë të shquar

Shpërndaje

Ish-ushtaraku Bajram Begaj mori këtë të diel detyrën si kreu i ri i shtetit në Republikën e Shqipërisë, duke u bërë presidenti i 8-të i vendit.

Në orën 18:20, Bajram Begaj mbërriti në sallën e seancave plenare të Kuvendit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, ku u prit në hyrje të godinës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Para ligjvënësve, Bajram Begaj bëri betimin si President i Republikës, ndërsa të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe përfaqësues diplomatik.

Rreth një orë më vonë, Begaj mbërriti në ambientet e Presidencës, aty ku u bë dorëzimi i detyrës nga Presidenti , Ilir Meta, tek Presidenti i ri Begaj. Në mënyrë simbolike kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, i dorëzoi Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit dhe ceremonia u shoqërua me 21 të shtëna topi.

Në ceremoni ishin figura të shquara të politikës shqiptare, diplomatë, homologë, politikanë të mazhorancës e opozitës, njerëz të medias, akademikë e përfaqësues të komuniteteve fetare, etj, të cilët mund t’i shihni në foto-galerinë e mëposhtëme.