RajoniTop Lajme

Live nga Sheshi Skënderbej – Mesazhi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden

Shpërndaje

Në koncertin që po mbahet në Tiranë është rishfaqur mesazhi i presidentit Joe Biden për popullin shqiptar.

“Mbarë popullit shqiptar i dërgoj urimet e mia më të përzemërta dhe miqësinë jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona. Kur SHBA mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore, u krijua një miqësi e përhershme midis popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe për vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë kur populli Shqipërisë i qëndroi dekadave në diktaturë”, deklaron Biden.

Presidenti Biden bën këtë vlerësim për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Joe Biden: Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleate në NATO dhe partnerë që punojnë së bashku për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë në Europë dhe në mbarë botën, duke përfshirë edhe punën tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shqipëria ka dhënë gjithashtu një kontribut kritik në mbështetjen e nevojave humanitare dhe të sigurisë për popullin ukrainas, teksa mbrojnë vendin e tyre kundër luftës brutale të Rusisë.

Pasi ka falënderuar popullin e Shqipërisë për mikpritjen në strehimin e mijëra afganëve gjatë vitit të kaluar presidenti Biden flet për zhvillimin dhe sfidat e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Joe Biden: Dhe ndërsa shohim drejt të ardhmes SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë krah Shqipërisë ndërsa ju çoni përpara punën për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin për të forcuar sundimin e ligjit dhe përfunduar rrugëtimin tuaj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Uroj që dy kombet tona të vazhdojnë të ndërtojnë mbi gjithçka që kemi arritur së bashku dhe të forcojmë një të ardhme të ndritshme dhe më shpresëdhënëse për fëmijët tanë.