Ministria publikon çmimet e derivateve – nafta për një cent më lirë, bezina për tre
Nga dita e djeshme çmimi i benzinës ka rënë për tre centë.
Një litër benzinë të shtunën kushtoi 1.66 euro, të dielën do të kushtojë 1.63 euro.
Kështu bën të ditur njoftimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Derisa nafta në krahasim me dje sot ka rënë për një cent, nga 1.75 euro, në 1.74 euro.
Gazi ka mbetur i pandryshuar, e që do të kushtojë 0.78 centë.