Mjeku bën me dije se sa ujë duhet të pimë në të vërtetë
Kur flasim për mbajtjen e hidratimit të mirë, veçanërisht gjatë këtyre muajve të nxehtë, NUK ekziston një rregull i vetëm për të gjithë në lidhje me sasinë e ujit që duhet pirë në ditë!
Në fakt, sasia e rekomanduar e litrave duhet të bazohet në nevojat reale për hidratim të organizmit TUAJ, dhe një mjet i dobishëm për të vlerësuar shpejt gjendjen tuaj të hidratimit është urinimi, nëpërmjet ngjyrës së tij!
Ky është apeli që doktor Giuliano Ubezio, dietolog, bën në postimet e tij në rrjetet sociale. Për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të cilët shpesh gabojnë në regjimet dietore vetjake, ai reagon përmes këshillave, duke u përpjekur t’i orientojë ata drejt hapave të duhur. Ja si e vlerëson ai nivelin e hidratimin që duhet të ruajë trupi, sidomos në këto ditë të nxehta verë.
Në përgjithësi:
1. Nëse keni një nivel të mirë hidratimi dhe nuk vuani nga patologjitë, mjafton 1,5-2 litra ujë në ditë.
2. Nëse praktikoni aktivitet fizik, mund të arrini 3-3,5 litra në ditë.
3. Mos harroni gjithmonë të dëgjoni trupin tuaj, sepse nuk jemi të gjithë njësoj!