Maqedoni

Osmani: Nëse qeveria miraton pakon, protokolli me Bullgarinë mund të nënshkruhet menjëherë

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, informoi se e gjithë pakoja nga BE-ja ka një komponent evropian dhe një komponent bilateral.

“Komponenti dypalësh është protokolli dhe nuk është më në paketën evropiane, por është dypalësh me Bullgarinë, por është pjesë e procesit që Bullgaria të japë pëlqimin për pakon. Është rënë dakord në MPJ, por duhet të miratohet nga qeveria dhe të shqyrtohet e gjithë pakoja.

Nëse qeveria merr vendim që të miratojë pakon, atëherë unë mund të organizoj menjëherë një takim të Komisionit Ndërqeveritar me Bullgarinë dhe të vazhdoj nënshkrimin e protokollit.

Mendoj se do të jetë e njëjta ditë kur Këshilli i BE-së do të miratojë kornizën e negociatave dhe gjithë këtë propozim francez”, u përgjigj Osmani në pyetjen e gazetarëve./