Publikohen pamjet/ Tanket e ARM-së rrugës drejt Ukrainës
Maqedonia e Veriut, shteti më i ri anëtar i NATO-s, ka vendosur të dërgojë disa tanke kryesore beteje të prodhuara nga sovjetikët në forcat e armatosura të Ukrainës ndërsa Shkupi përgatitet të modernizojë forcat e tij të armatosura.
Vendi ballkanik synon të blejë tanke të reja beteje për të garantuar ndërveprimin me shtetet e tjera anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, shpjegoi Ministria e Mbrojtjes.
Kjo lejon që disa tanke kryesore luftarake – numri i tyre nuk ishte specifikuar – të dërgohen në Ukrainë. Normalisht Shkupi do t’i çmontonte ato, por Kievit i duhen ato, sipas të njëjtit burim.
Maqedonia e Veriut ka rreth tridhjetë tanke T-72 të projektuar nga sovjetikët.
Videoja e ngarkuar në rrjetet sociale nga agjencia e lajmeve Makfax tregon se disa nga këto tanke po transportohen me kamionë pranë kufirit me Bullgarinë.