Rama: Serbinë ta marrim në Bashkimin Evropian, mos ta lëmë me Rusinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nisma rajonale Ballkani i Hapur do të ndihmojë edhe ndër të tjera, që Serbia të shkëputet nga Rusia dhe që kjo e fundit të mos ketë më influencë në Beograd.
Pyetur nga Euronews Albania në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin holandez Mark Rutte, Rama theksoi se Serbia nuk duhet të lënë në krah të Rusisë.
“Lidhur me Ballkanin e Hapur, kam folur me Markun dhe me udhëheqës të tjerë. Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit që mund të preket dhe larg qoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore. Rusia ka një influencë të qartë brenda, ka disa lidhje tradicionale.