Sela takon euroambasadorin Geer: ASH faktorë pët integrimet
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, priti sot Abmbasadorin e Bashkimit Evropian, z. David Geer.
Në takimin që u mbajt në zyrat e selisë së ASH-së në Shkup, u diskutua për situatën politike në vend dhe më gjërë. Gjithashtu theks i veçantë iu vu luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
“Në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, isha i nderuar nga vizita e Ambasadorit të BE-së, ekselenca e tij David Geer.
Aleanca për Shqiptarët ndan të njëjtat vlera, shqetësime dhe përcaktime për të ardhmen evropiane të vendit, andaj dhe që nga themelimi kemi luajtur rol vendimtar në debllokimin e proceseve integruese.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sundimi i ligjit, shteti i drejtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, mbeten poashtu shtyllat kryesore strategjike të agjendës tonë politike, e të cilat jemi të bindur se do ti realizojmë me mbështetjen e miqve nga Bashkimi Evropian gjatë procesit që pason.” – shkruan Sela.