Sherr në Kuvendin e Maqedonisë, ‘kacafyten” deputeti i LSDM me Apasievin (Video)
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në orët e mbrëmjes është shmangur një incident fizik mes deputetit të LSDM, Martin Kostovski dhe deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev.
Në videon e publikuar nga Alsat shihen dy kolegët maqedonas duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyjnë deputetët Goran Misovski dhe Arbër Ademi, për t’i ndarë. Ngjarja e pahijshme ka ndodhur gjatë seancës ku po zhvillohet debati për propozimin francez.
Videon mund ta shikoni në këtë: LINK