BotaTop Lajme

Shtëpia e Bardhë del me deklaratë pas pohimit se Biden ka kancer

Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë të mërkurën ka sqaruar pohimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden se ka kancer, duke sqaruar se ka menduar për diagnozën e kancerit të lëkurës që mori para se të bëhej president, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për ndryshimet klimatike në shtetin amerikan Massachusetts, Biden kujtoi se ishte rritur pranë një zone të rafinerive të naftës në shtetin e tij në Delaware, duke thënë se ato ishin përgjegjëse për ndotjen e përhapur të zonës.

“Kjo është arsyeja pse unë dhe shumë njerëz të tjerë me të cilët jam rritur kemi kancer dhe pse Delaware ka pasur shkallën më të lartë të kancerit në vend për kohën më të gjatë”, tha Biden.

Zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates tha se presidenti ka menduar për kanceret jo melanoma të lëkurës që u hoqën përpara se të merrte detyrën.

Në raportin mbi shëndetin e presidentit i publikuar në nëntor theksohet se Biden ka “hequr disa kancere jo melanoma të lëkurës të lokalizuara” përpara se të merrte detyrën. Thuhet se nuk kishte nevojë për biopsi.

“Kjo është ajo që presidenti donte të thoshte”, shkroi Bates në Twitter.