Bota

Zbulohet rezerva gjigante e arit në vendin më të varfër në botë

Shpërndaje

Autoritetet në shtetin afrikan të Ugandës njoftojnë se kanë zbuluar një rezervë mjaft të madhe ari e cila mendohet të jetë më e madhja në vend dhe që mund të ketë 31 milionë tonë material të çmuar.

Një zëdhënës nga Ministria e Energjisë dhe Zhvillimit Mineral në Ugandë, Solomon Muyita, tha se këto raporte kanë për qëllim tërheqjen e minatorëve dhe investitorëve të arit, për të shtuar investimet në një nga vendet më të varfra në botë.

Në një përpjekje për të nxitur ekonominë e vendit, qeveria e Ugandës ka licencuar kompaninë Wagagai Gold Mining, një firmë kineze për të filluar kërkimet për ar në Busia.