A është lista e BESËS, listë e Adnan Azizit dhe Llërcës?

Shpërndaje

Lista për këshilltarë nga Lëvizja e BESËS me moton për 8etovën, thuhet se është listë kryekëput listë e Adanan Azizit dhe Llërcës. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk ka pasur qasje në përpilimin e kësaj liste pasi siç thonë gjithë emrat e listës për këshillin komunal i ka vendosur Adnan Azizi që në opinion njihet si Hoxha nga Llërca.

“Lista e BESËS është listë e Adnanit, ska të bëje fare kjo listë me Lëvizjen BESA, sepse gjithë kandidatët për këshilltarë i kontrollon Adnan Azizi nga Llërca, edhe punësimet në komunën e Tetovës më shumë i vendosi Adnani se sa Bilalli andaj edhe kishte përçarje në Lëvizjen BESA. Në komunën e Tetovës punësimet u bënë më shumë nga komunat tjera si Zhelina dhe LLërca, Bogovina, Tearca se sa nga komuna e Tetovës. Pse pra duhet të përkrahet kjo listë kur dihet se nga komuna e Tetovës nuk do të ketë asnjë punësim, gjithë punësimet do të jenë ose nga Llërca ose nga Zhelina e Bogovina” thotë anëtari i Lëvizjes BESA i cili është i revoltuar nga Bilall Kasami i cili ka lejuar që partinë të dirigjojë Adnan Azizi.

Ndryshe në komunën e Tetovës mbrëmë filloi fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 20 Gushtit për Këshillin Komunal të Tetovës.

Do të garojnë gjithsej 13 lista kandidatësh, 11 lista të partive politike dhe 2 lista të pavarura, do të garojnë 403 kandidatë për 31 mandate në Këshillin.

Me prezantimin e kandidatëve për këshilltarë, mbrëmë fillimisht dolën Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, ndërsa më herrët edhe Lidhja social-demokrate e Maqedonisë, BDI dhe sot dolën edhe lista me kandidatët e tyre“Më mirë për Tetovën”.