Aleanca për Shqiptarët me seli të re në Tetovë
Aleanca për Shqiptarët sonte në Tetovë ka përuruar selinë e re të saj në Tetovës e cila do të jetë në sheshin e Tetovës përballë postës së qytetit.
Noftimi i plotë:
Në prani të zyrtarëve të lartë, deputetëve, udhëheqësve të degëve, anëtarëve të Kuvendit dhe Kryesisë së partisë, si dhe anëtarëve dhe simpatizantëve, sot në Tetovë është bërë hapja solemne e hapsirave të reja të selisë qendrore të Aleancëa për Shqiptarët.
Inagurimin e selisë së re e bëri kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela, i cili me një fjalim rasti përshëndeti të pranishmit dhe foli për sfidat dhe aspiratat e Aleancës për Shqiptarët si forca e vetme për artikulimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sela foli edhe për rëndësinë e zgjedhjeve për Këshillin Komunal të Tetovës, me çrast u shpreh se ata nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por Tetova i jep peshë dhe fuqi çdo shqiptari kudo që jeton. Kjo u shpreh kryetari Sela, arrihet përmes forcimit të Aleancës për Shqiptarët.