Digjet autobusi i linjës Durrës-Porto Romano (Video)
Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës. Sipas policisë dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt elektrik.
Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobus i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.
Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.