Sport

“Do jetë natë e paharrueshme”, Florian Marku premtim shqiptarëve

Shpërndaje

Hera e parë që “Air Albania” hap dyert për një duel boksi. 25 gushti do të jetë i dedikuar për sfidën e Florian Markut kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver.

Shqiptari kërkon rripin e dytë përpara shqiptarëve këtë herë dhe në boks, pasi më parë ka organizuar duele në MMA. I pamposhtur deri më tani, Florian Marku u bën një premtim shqiptarëve:

“Data 25 Gusht do jetë një natë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ju pres të gjithëve në stadiumin ‘Air Albania’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve atje”.

Ndërkohë biletat për duelin e Markut kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online, në këtë LINK.

Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar, që ka bërë me dije edhe axhendën, që është si më poshtë:

21.08.2022, ora 18:00 –  Konferenca e UBSH në “TEG”

23.08.2022, ora 12:00,  Konferenca e UBSH  në “Air Albania”

24.08.2022, ora 17:00, Peshimi i Boksierëve

25.08.2022, ora 17:00, Ndeshja në Stadiumin “Air Albania”