Sport

“Do t’i nxjerrim pisllëqet”, Ballistët kundër kryetarit të Shkëndijës: Jep dorëheqjen!

Shpërndaje

Shkëndija po shijon një verë fantastike në Europë. Kuqezinjtë nga Tetova po garojnë në raundin e tretë të Conference League. Dueli i parë ndaj suedezëve të AIK-ut i luajtur në transfertë, përfundoi në barazim 1-1.

Djemtë e Shaqirit zhvilluan një ndeshje të madhe në “Friends Arena”, ndërkohë që të enjten (11 gusht) do të luajnë sfidën e kthimit në “National Arena Toshe Proeski” të Shkupit.

Tifozët e ekipit shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut, shpresojnë e besojnë te kualifikimi në “play-off”, ndërkohë që “Ballistët”, tifogrupi që mbështet Shkëndijën, ka reaguar në faqen zyrtare kundër kryetarit Besnik Ibraimi.

POSTIMI I TIFOGRUPIT BALLISTËT

“ISHTE LUTJA DHE DJERSA JONË NË VITIN 2013 QË EKOLOGU TË JETË PRANË SHKËNDIJËS DHE BALLISTËVE!

A E MERITOJNË TANI BALLISTËT KËTË INJORANCË DHE PËRBUZJE NGA KRYETARI AKTUAL BESNIK IBRAIMI, I CILI ME MERITËN TONË E GËZON ATË POST ?!

NE KEMI VETËM NJË VENDIM:

TË LARGOHET SA MË SHPEJT PREJ ATY DHE TË JEP DORËHEQJE SA MË PARË NGA KLUBI I ZEMRËS!!!

PËRNDRYSHE DO TË VAZHDOJMË ME SJELLJE RADIKALE DHE AKTIVITETE TË VAZHDUESHME DERI NË ARRITJEN E QËLLIMIT!

MË KONKRETISHT DO TI SHPALOSIM TË GJITHA PISLLËQET TË CILAT I KA BËRË NË SHKËNDIJË GJATË PERIUDHËS SI KRYETAR I KLUBIT!!!

NE BALLISTËT, JO TI “BESNIKU I FAMSHËM PASANIK” !!!

BALLISTËT TETOVË 1992”