Bota

Drejtori i kompanisë poston foto duke qarë pasi pushoi disa punëtorë

Shpërndaje

Drejtori Ekzekutiv i Linkedin është bërë lajm pasi postoi një selfie të tij duke qarë pas pushimeve nga puna që bëri në kompaninë e tij.

Braden Wallake, i cili drejton agjencinë e marketingut me bazë në Ohajo, Hypersocial, ndau foton të mërkurën.

Që atëherë, postimi ka marrë më shumë se 6,700 komente dhe gati 33,000 reagime.

“Kjo do të jetë gjëja më e ndjeshme që do të ndaj ndonjëherë. Unë kam menduar shumë nëse duhet ta postoj këtë apo jo. Na u desh të pushonim nga puna disa nga punonjësit tanë. Unë kam parë shumë pushime nga puna gjatë javëve të fundit në LinkedIn. Shumica e tyre janë për shkak të ekonomisë, ose çfarëdo arsye tjetër. E jona? Gabimi im”, Wallake ka shkruar krahas fotos që tregon lotët që i rrjedhin në fytyrë.

Wallake thotë se ai mori një vendim në shkurt që përfundimisht çoi në pushime nga puna. Ai ende nuk ka shpjeguar se çfarë ishte ky vendim, por tha në LinkedIn se kishte planifikuar ta bënte këtë në të ardhmen.

Duke i përshkruar pushimet nga puna si “gjëja më e vështirë” që i është dashur të bëjë ndonjëherë, Wallake tha se i donte punonjësit e tij dhe dëshironte që të ishte “një pronar biznesi që kuptonte vetëm nga paratë dhe nuk i interesonte se kë do të lëndonte gjatë rrugës”.