Rajoni

Escobar i kërkoi Beogradit të harrojë shprehjen “Kosova është Serbi”, përgjigjet Moska: Kurrë!

Shpërndaje

Zëdhënësja e propagandës ruse Maria Zahkarova, i është përgjigjur të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ky i fundit kërkoi nga Serbia që të harrojë një shprehje që përsërit vazhdimisht dhe e përdor sa herë kërkohet njohja e Kosovës.

Sipas Escobar, shprehja “Kosova është Serbi” duhet të lihet pas dhe të lëvizet përpara me shprehjet “Kosova dhe Serbia janë Evropë”.

Mirëpo, kur kjo thirrje e të dërguarit të SHBA dhe njëherësh i angazhuar për dialogun Kosovë-Serbi i është drejtuar Beogradit zyrtar, përgjigja ka ardhur nga Moska. Zahkarova ka shkruar shkurtimisht në “Telegram” duke thënë “Kurrë”, përcjellin mediat.

Kujtojmë se , Gabriel Escobar në një intervistë për N1 ka thënë se fillimi i përmirësimit të raporteve Prishtinë-Beograd është në horizont dhe se duhet harruar narrativa “Kosova është Serbi” dhe duhet kaluar në atë që “Kosova dhe Serbia janë Evropë”.