Rajoni

Escobar: Na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

Shpërndaje

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit me krerët e institucioneve.Escobar, tha se ata e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit.“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.