Ish-deputetja e LDK-së aderon në Vetëvendosje
Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Hajnuni i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e ka bërë të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.
“Bashkë me disa nga asambleistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin”, ka shkruar ndër të tjera Rrustemi.
Postimi i tij i plotë:
Vlora Limani Hajnuni në Lëvizje
Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Bashkë me disa nga asambleistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin.
Në këto ditë të zgjedhjeve të brendshme, po shtojmë radhët organizative e po krijojmë hapësirë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për të mirën e vendit e komunës sonë.
Ardhja e Vlorës është kontribut i rëndësishëm e së bashku do të punojmë që Lëvizja të jetë Organizata më e fuqishme ashtu siç e ka edhe mbështetjen e madhe.
Organizimi në Lipjan është i nevojshëm më shumë se kurrë më parë, duke mobilizuar profesionistë të ndryshëm e aktivistë që e duan progresin. Padyshim në këtë mes, organizimi i vajzave e grave është sa i rëndësishëm po aq edhe i domosdoshëm.