Kurti dhe Stoltenberg konferencë për media, këtu mund ta ndiqni LIVE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në ora 17 do të mbajnë konferencë të përbashkët, pas takimit të tyre, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi është bërë i ditur nga Qeveria e Kosovës.
“Konferenca e përbashkët e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit në Selinë Qendore të NATO-s do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Qeverisë dhe në vjegëzën më poshtë duke filluar nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.