Maqedoni

Lëvizja Besa shpall fitore në Tetovë

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet që janë mbajtur sot në tre komuna në vend. Ndërkohë në konferencë për shtyp ka folur shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Sadat Sulejmani i cili ka shpallur fitoren në zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë.

“Edhe një herë e mbajtëm fjalën, gjithë së bashku. Ju’a kemi tha fytyin. Ne jemi 1000 vota para BDI-së. I falemnderojmë Tetovarët që së bashku e kemi mposhtur regjimin e zullumit. Kemi fituar në secilin vendvotim” ka thënë Sulejmani.

Përndryshe nga selia e BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti tha se është i rëndësishëm procesi i zgjedhjeve dhe funksionimi i këshillit. Besar Durmishi nga Besa ju tha të pranishëm se festa e fitores do të jetë në qendër të qytetit të Tetovës nga ora 22:00.