Më 6 shtator fillon gjykimi për spitalin modular në Tetovë
Në faqen e internetit të Gjykatës themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve është vendosur informacioni për lëndën K nr.450/22, gjegjësisht për spitalin modular është caktuar për më 6 shtator të vitit 2022 në orën 10:00 tek gjykatësi Jordan Velkovski. Gjykimi është caktuar pasi më 16 gusht lënda për spitalin modular sipas Sistemit informativ për menaxhim automatik me lëndëve gjyqësore (AKMIS) është sistemuar tek gjykatësi. Pas shqyrtimit të aktakuzës, gjykatësi tani e fillon gjykimin.
“Me rastin lidhur me spitalin modular në Tetovë, pas aktakuzës së dorëzuar nga ana e PTHP Tetovë me nr. KO 531/22 me të cilin F.B dhe A.E akuzohen për veprën e rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V. për veprën penale të mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë, për veprat penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprimit sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë është sistemuar tek gjykatësi nga Sektori penal me lëndën K nr.450/22”, kumtoi nga Gjykata më 16 gusht.
Zjarri në spitalin modular ka ndodhur më 8 shtator të vitit 2021 ku e humbën jetën 14 persona. Pas hetimit disa mujor, Prokuroria themelore publike e Tetovës, më 27 korrik të vitit 2022 tek gjykata kompetente ka dorëzuar aktakuzë kundër tre personave fizik dhe një personi juridik.