Në moshë të re ndërroi jetë djali i kryetarit të komunës së Studeniçanit
Në moshë shumë të re sot ka ndërruar jetë, Basri Sadiki, djali i kryetarit të komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki. Basriu ishte një aktivist i dalluar dhe kontribues në shumë aktivitete për promovimin dhe afirmimin e kësaj komune.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë komunikuar familjarët më të ngushtë:
Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi! Ju njoftojmë me zemër të piklluar dhe bindje në Zot se sot ia dorzoi shpirtin e bardhë dhe të pastër Allahut xh.sh. djali i vllaut tonë, Haxhi Azemit, Basriu. Allahu e past pranu në mëshirën e Tij dhe na bashkoftë në xhennetet e Tij të larta. Lusim Allahun që bereqetet dhe bekimet e Basrisë të na shoqërojn gjithë jetën. Namazi i xhenazes do të falet në xhamin “Hafëz Xhavit Efendi Ibrahimi Studeniçan” me namaz të drekës”, thuhet në njoftimin e familjes.