MaqedoniTop Lajme

Qeveria: Sigurohen kushtet për investim gjerman multimilionësh – në Tetovë do të prodhohen vetura elektrike e.GO

Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e rregullt të 68-të, përmes komunikimit me video-konferencë, në të cilën mori disa vendime dhe konkluza në interes të qytetarëve.

Në mbledhej u miratua Informacioni dhe u mor Vendim për dhënien e pëlqimit të Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore të lidhur mes të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale dhe “NEKST.E. GO MOBILE”.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të prodhohen veturat elektrike e-go.

Investimi multimilionësh nga NEKST.E.GO MOBILE SE, Ahen, Gjermani në ZZHTI Tetovë do të hap 3-4.000 vende të reja të punës.

Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike.

Përfitimet e këtij investimi janë të shumëfishta – nga hapja e vendeve të reja të punës, eksporti i produkteve me vlerë të lartë të shtuar, transferimi i njohurive dhe teknologjive, hartëzimi i vendit tek investitorët e huaj në këtë fushë, deri te kontratat dhe puna shtesë për kompanitë lokale.

Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe dy vendime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e prodhimit të brendshëm dhe standardin e konsumatorëve.

Një vendim i parashtruar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ka të bëjë plotësimin e Vendimit për pëtkufizimin e eksportit të mallrave të caktuara, i cili do të zbatohet edhe për farat e lulediellit, përfshirë ato të thyera apo të grimcuara.

Me shtesën, e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022, është e mundur që pas përfundimit të vjeljes, që duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, fillimisht të sigurohet furnizimi i tregut vendor, pra kapacitetet vendase për prodhimin e vajit të lulediellit për gatim.

Ndalimi për eksportin e farave të lulediellit synon të shmang rritjen e çmimit të vajit të lulediellit për gatim.

Qeveria ka miratuar edhe një Vendim për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave të caktuara, me të cilin përcaktohet marzhi më i lartë tregtar, deri në 10%, si kusht i veçantë në tregtinë për këto mallra: dru për ngrohje nga lisi, dru për ngrohje nga ahu dhe peleta për ngrohje.

Vendimi vlen për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që marrin pjesë në tregtinë me pakicë në shitjen e drunjv pr ngrohje zjarrit dhe peletat për ngrohje, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e pakontrolluar e çmimeve të mallrave të mallrave për ngrohje.

Ky Vendim do të zbatohet deri në fund të vitit, deri më 31 dhjetor të vitit 2022.

Ministrat në mbledhjen e sotme miratuan konkluzë, me të cilën Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ngarkua që t’i dërgojë Qeverisë informacion për gjendjen me murtajën afrikane të derrave në vend dhe të ndërmarrë aktivitete për formimin e Trupit Koordinues për trajtimin efikas institucional të pasojave të kësaj sëmundjeje dhe mbrojtjen e fermave të derrave.