Maqedoni

Së shpejti nis procesi gjyqësorë për zjarrin në spitalin modular

Shpërndaje

Gjykata Themelore në Tetovë ka njoftuar se lënda për zjarrin në spitalin modular është ndarë tek gjykatësi, i cili në periudhën e ardhshme, pas shqyrtimit të propozim akuzës, duhet ta caktojë seancën kryesore. Lënda është ndarë konform Sistemit Informativ për menaxhim automatik me lëndë gjyqësore.

“Lënda që ka të bëjë me spitalin modular në Tetovë sipas propozim akuzës së dorëzuar nga PTHP-Tetovë me nr. KO 531/22 ku janë të akuzuar F.B dhe A.E për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V për veprën penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, derisa personi juridik Spitali i Tetovës për vepra penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm gjatë epidemisë” është ndarë tek gjykatësi nga departamenti penal me lëndën nr.450/22. Pas pranimit dhe shqyrtimit të propozim akuzës do të caktohet seanca kryesore”, thonë nga Gjykata Themelore.

Zjarri në Spitalin modular në Tetovë ndodhi më 8 Shtator 2021 ku 14 persona humbën jetën. Pas hetimeve disamujore PTHP-Tetovë më 27 Korrik 2022 në gjykatën kompetente dorëzoi propozim akuzë për tre persona fizik dhe një juridik.