Shtrenjtohet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës në bursat botërore u rritën javën e kaluar sepse OPEK-u mund ta ulë prodhimin për ta balancuar ofertën dhe kërkesën. Çmimi i barelit në tregun londinez javën e kaluar u rrit për 4,4 për qind, në 100,99 dollarë.
Çmimet u mbështetën nga porositë nga Arabia Saudite se prodhuesit kryesorë mund ta ulin ofertën për ta balancuar tregun dhe ta neutralizojnë kthimin në treg të naftës iraniane në rast të marrëveshjes bërthamore. Edhe disa prodhues të tjerë të OPEK-ut, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e mbështesin të menduarit e Riadit për tregjet e naftës.
“Imponohet përshtypja se Arabia Saudite nuk është e gatshme të tolerojë rënie të çmimit të naftës nën 90 dollarë. Spekuluesit mund ta interpretojnë këtë si ftesë për vënie basti në rritje të mëtutjeshme të çmimit dhe të mos duhet të frikësohen nga rënia e re e çmimeve”, shkruajnë analistët e Komercbankës në pasqyrën e tyre të gjendjeve në tregje. Çmimet u mbështetën edhe nga rënia e rezervave të naftës së papërpunuar dhe derivateve në SHBA javën e kaluar.
Nga ana tjetër, negociuesit për programin bërthamor iranian paraqesin peshë të çmimeve. Marrëveshja do ta hapë derën për kthim në treg të naftës së sanksionuar iraniane, që do të thoshte rritje të ofertës në kushte të kërkesës së dobët.
Për shkak të inflacionit ekstrem të lartë, bankat qendrore të vendeve perëndimore me muaj i rrisin normat e interesit, që do ta ngadalësojë rritjen e ekonomive, e me atë edhe kërkesën e prodhimeve energjetike.
Në mënyrë që të përballet me inflacionin më të lartë në 40 vitet e fundit, banka qendrore amerikane prej marsit i rriti normat e interesit për 2,25 pikë procentuale, ndërsa është plotësisht e qartë se do t’i rrisin edhe në shtator. Pyetja e vetme është për sa, 0,50 apo 0,75 pikë procentuale.
Të premten, kryetari i FED-it, Xherom Pauell, në konferencën e bankave qendrore në Xhekson Holl, deklaroi se ekonomisë, tashmë një kohë të caktuar i nevojitet politikë e fuqishme monetare në mënyrë që inflacionin ta mbajë nën kontroll.
Edhe Banka qendrore evropiane porositi se së shpejti në mënyrë akoma më agresive do t’i rrisë normat e interesit edhe krahas recesionit të mundshëm, sepse inflacioni në eurozonë është në nivel rekord. Plotësisht, ndaj çmimeve ndikon negativisht edhe dollari i fuqishëm, që e bën naftën më të shtrenjtë për blerësit në valuta të tjera.