MaqedoniTop Lajme

Taravari: Grant prej mbi 500 mijë euro për Shkollën e Mesme Teknike “Gostivari”

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari kishte takim me përfaqësuesit e kompanive, MN Engineering Laboratory, Frigoteknika 2000, Lear Corporation dhe shkollën teknike të Gostivarit.

Në takim mes kryetarit Arben Taravari dhe përfaqësuesit e kompanive dhe shkollës, u bisedua për rrjedhën e aplikimit – fazës së dytë për grantin e miratuar nga Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) – Banka Gjermane për Zhvillim e cila ka pranuar fazën e parë të aplikimit dhe tani vijon faza e dytë e kompletimit dhe miratimit.

Përmes këtij aplikimi, Shkolla e Mesme Teknike “Gostivari” fiton grant prej 510.000 eurove dhe synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës, arsimit dhe aftësimit profesional duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për ofruesit e trajnimeve në bashkëpunim me ndërmarjet partnere.

Për Komunën e Gostivarit, investimi në shkolla mbetet priortet, ndërsa pas investimeve të vazhdueshme në shkollat profesionle, këtë vit ka rritje mbi 25% të interesimit për regjistrim në shkollat e mesme profesionale në Gostivar.

Njoftimi nga Taravari:

Punë, përpjekje dhe përkushtim permanent për të vazhduar investimet në shkollat tona me qëllim krijimin e kushteve me standarde të larta dhe përgatitjen profesionale të rinisë tonë.

Pata takim pune me përfaqësuesit e kompanive: MN Engineering Laboratory, Frigoteknika 2000, Lear Corporation dhe Shkollën Teknike, me ç’rast u njoftova nga afër për rrjedhën e aplikimit- fazës së dytë për grantin e miratuar nga Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) – Banka Gjermane për Zhvillim, që ka aprovuar fazën e parë të aplikimit dhe tash pason faza e dytë e kompletimit të aplikimit dhe miratimit.

Përmes këtij aplikimi, SHMTK “Gostivari” fiton grant prej 510.000 euro dhe synon të forcojë rëndësinë e tregut të punës, arsimimit dhe aftësimit profesional, duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për ofruesit e trajnimeve në bashkëpunim me ndërmarrjet partnere.

Këto investime në infrastrukturë dhe pajisje për modernizim të procesit edukativo-arsimor për realizimin e arsimit dual, do të realizohen në bashkëpunim me kompanitë partnere: Frigoteknika2000- Bogovinë, Lear Kompani-Tetovë, MN Engineering Laboratory- Gostivar.

Vlen të theksohet se pas investimeve të vazhueshme në shkollat profesionale gjatë pesë viteve të kaluara, këtë vit ka rritje mbi 25% të interesimit për regjistrim në shkollat e mesme profesionale në Gostivar.