Thatësira, furnizuesi kryesor u mbyll tubat anglezëve, s’ka ujitje kopshtesh, larje makinash e mbushje pishinash
Thames Water, kompania më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar e shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza, njoftoi sot se do tu ndalojë 10 milionë klientëve të saj në të gjithë jugun e Anglisë përdorimin e tubave të ujit nga 24 gushti, duke përmendur thatësirën e zgjatur.
Britania deklaroi zyrtarisht thatësirën në pjesë të Anglisë të premten, pasi korriku i këtij viti ishte më i thati në 90 vjet, me temperatura që kaluan për herë të parë 40 gradë Celsius.
“Me parashikimin e reshjeve të ulëta në muajt e ardhshëm, tani duhet të kalojmë në hapin tjetër në planin tonë të thatësirës”, tha kompania në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.
“Gjithçka që bëjmë tani do të ndihmojë në mbrojtjen e rezervave tona verën e ardhshme dhe do të ndihmojë mjedisin,” shton ai.
Përpara Thames Water, kompani të tjera në Angli e kishin futur këtë ndalim, i cili synon të parandalojë klientët e tyre që të përdorin një tub uji për të ujitur kopshtet e tyre, për të larë makinat apo për të mbushur pishinat.