MaqedoniRajoniTop Lajme

“Ballkani i Hapur”/ U firmosen 4 marrëveshje të reja në Beograd

Shpërndaje

Janë firmosur marrëveshjet e reja në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd për tregtinë pa kufizime të ushqimeve, si dhe kinematografisë e aktiviteteve audio-vizuale në Ballkanin Perëndimor.

1.Marrëveshja e sigurisë ushqimore
2.Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor
3.Marrëvedhja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë
4.Plani operativ në fushën e emergjencave civile

Në ditën e dytë të samitit kryeministri Edi Rama ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me qëndrimin për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë –Serbi.

“Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja“, tha Rama.

Vuçiç tha se e rëndësishme është forcimi i bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.

Në këtë samit ka qenë i ftuar edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, i cili tha se Turqia e mbështet këtë nismë dhe e konsideron si një urë mes rajonit dhe Bashkimit Evropian. Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.