Kovaçevski: Pas 17 vjet pritje, negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura!
Kryeministri i Maqedonisë së Veriu, Dimitar Kovaçevski njofton se sot në Bruksel janë hapur negociatat në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.
“Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
Fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropianizimin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit.
Dita e sotme është vërtet e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, ata meritojnë të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane”, shkruan Kovaçevski në Facebook.