Bota

Pallati Buckingham: Charles III të shtunën zyrtarisht shpallet mbret

Shpërndaje

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe, Charles III do të shpallet zyrtarisht mbret të shtunën në mëngjes, konfirmoi sot Pallati Buckingham, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e shpalljes do të mbahet në Pallatin St.James në Londër, përpara organit ceremonial i njohur si Këshilli i Aderimit

Më tej thuhet se mbreti do të bëjë Deklaratën e tij dhe do të lexojë dhe nënshkruajë betimin se do të mbrojë sigurinë e Kishës në Skoci dhe do të miratojë urdhrat e Këshillit që lehtësojnë vazhdimësinë e qeverisjes.

Në njoftim thuhet se flamujt në Pallatin St. James do të valëviten në maje gjatë shpalljes ndërsa në Skoci, Irlandën e Veriut dhe Uells deri në një orë pas shpalljes së mbretit të ri, pas së cilës do të kthehet në gjysmështizë për shkak të zisë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Sot Charles u nis nga Skocia për në Londër, ku do të takohet me kryeministren britanike Liz Truss dhe më pas do t’u drejtohet britanikëve.

Elizabeth II vdiq të enjten në Skoci në moshën 96-vjeçare, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Pallati Buckingham tha se ajo “vdiq paqësisht” në Kalanë Balmoral.

Mbretëresha pasohet në fron nga djali i saj i madh Charles, Princi i Uellsit, i cili ka epitetin e trashëgimtarit britanik më jetëgjatë në fron. Charles do të mbretërojë me emrin Charles III.