Bota

​Parisi fillon të kursejë rrymë: Kulla Eiffel fik dritat një orë më herët (Foto)

Shpërndaje

Për të kursyer energji gjatë dimrit Parisi do të fikë dritat e Kullës Eiffel një orë më herët se zakonisht, do të ulë temperaturën e ujit në pishinat e qytetit dhe do të vonojë fillimin e ngrohjes në ndërtesat publike, njoftoi sot kryeu i bashkisë së Parisit Anne Hidalgo.

Qëllimi i këtyre masave është përmbushja e qëllimeve të përcaktuara nga Presidenti Emmanuel Macron, të cilat i referohen industrisë, familjeve dhe autoriteteve komunale që reduktojnë konsumin e energjisë me 10 për qind, duke pasur parasysh uljen e furnizimit me gaz dhe çmimet e energjisë nga Rusia.

Vendet në të gjithë Evropën po përpiqen të gjejnë mënyra për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për të mbushur depozitimin e gazit në rast të një ndërprerjeje të plotë të furnizimit.

Franca nuk është aq e varur nga gazi rus në krahasim me disa vende fqinje, por një numër rekord i mbylljeve të reaktorëve bërthamorë e detyruan Francën të importojë burime energjie, gjë që rrit presionin në tregjet e energjisë elektrike.

Pavarësisht gjithë kësaj, Hidalgo tha se “Franca do të jetë gjithmonë një qytet i dritës”.

Simboli më i njohur i Parisit, Kulla Eifel aktualisht është e ndriçuar deri në orën 1 të mëngjesit me një sistem të veçantë ndriçimi që i jep asaj një shkëlqim të artë të ndezur. Fikja e dritave në orën 23:45 do të mundësonte një ulje prej 4 për qind të konsumit të energjisë.

Hidalgo njoftoi gjithashtu se nga 23 shtatori, dritat në ndërtesat publike në Paris do të fiken në orën 22:00 dhe temperatura e ujit në pishinat publike do të ulet nga 26 në 25 gradë Celsius.

Ngrohja në ndërtesat publike do të ulet deri në 18 gradë Celsius. Fatura e energjisë së kryeqytetit francez këtë vit do të arrijë në 90 milionë euro, që është 35 milionë më shumë se zakonisht.