Pendarovski firmosi dekretet për ambasadorët
Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese, sot nënshkroi dekrete për emërimin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Sllovakisë, në Kanada, në Mbretërinë e Norvegjisë, në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Republikën e Bullgarisë.
Për ambasador në Republikën e Sllovakisë u emërua Evgenija ilievska, Agron Buxhaku u emërua ambasador në Kanada, ndërsa Driton Kuçi u emërua ambasador në Mbretërinë e Norvegjisë. Metodija Belevski u emërua ambasador në Belgjikë, ndërsa Agnesa Rusi Popovska në Republikën e Bullgarisë.