Publikohen pamjet satelitore të tajfunit Nanmadon, priten përmbytje të mëdha
Tajfuni Nanmadol ka sjellë erëra të paktën me 180 kilometra në orë, e në disa vende reshjet e shiut kanë shkuar në 500 milimetra gjatë ditës së sotme. Të paktën katër milionë njerëzve u është thënë të evakuohen nga shtëpitë e tyre, raporton Gazeta10.
Priten përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, teksa shërbimet e trenave, tragetet dhe qindra fluturime janë anuluar.
Tajfuni arriti në tokë pranë qytetit të Kagoshimas, në majën jugore të Kyushus, mëngjesin e sotëm.
Kyushu është më jugori nga katër ishujt që përbëjnë pjesën kryesore të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë njerëz, shkruan BBC News.
It’s incredible how something that seems so beautiful from space can be so terrible on Earth…Praying for the safety of those in the path of Typhoon Nanmadol. pic.twitter.com/4xambFgtj6
— Bob “Farmer” Hines (@Astro_FarmerBob) September 17, 2022