MaqedoniTop Lajme

SKANDALOZE/ Drejtori i N.P. Rrugët shtetërore, zgjedh kompaninë ruse për mbikëqyrje të Korridorit 8! (Video)

Shpërndaje

Drejtori i N.P. Rrugët shtetërore Ejup Rustemi për TV21 theksoi se janë respektuar të gjitha procedurat ligjore për përzgjedhjen e kompanisë e cila do të mbikëqyrte punimet e autostradës së korridorit 8. Ndryshe mbrëmë në “Click Plus” zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha se kompania e zgjedhur është në pronësi të rusëve. Por Rustemi thotë se për gjithçka është informuar Qeveria.

TV21 kërkoi përgjigje edhe nga ambasada e Kroacisë, por më gjerësisht për këtë temë do ju njoftojmë në lajmet e orës 18h 30.

“Unë jam i detyruar të respektoj të gjitha ligjet në Republikën e Maqedonisë. Vërtetoj dhe them me plot bindje se këtu është respektuar Ligji për Prokurime Publike. Për çdo hap të ndërmarrë, për një tenderim të këtillë që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Qeverinë, për shtetin, për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, për çdo hap është informuar edhe Qeveria”, tha mes tjerash Rustemi.