Taravari: Kongresi i ASH-së do të mbahet më 17 dhjetor, nuk e di nëse do të jem kandidat
Arben Taravari gjatë Kuvendit Qendror të sotëm të ASH-së është zgjedhur Ushtrues Detyre i kësaj partie. Menjëherë pas mbledhjes Taravari ka dhënë një deklaratë për shtyp ku është shprehur se kongresi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet më 17 dhjetor, ndërsa deri atëherë ai do të jetë në krye të ASH-së. I pyetur nëse do të të jetë kandidat, ai tha se për këtë nuk është e sigurt, por deri atëherë do të ketë kohë.
“Në këtë Kuvend u mor vendimi që unë të jem UD Kryetar deri më 17 dhjetor, kur do të mbahet edhe kongresi për zgjedhjen e kryetarit të ri. Formuar edhe komisionin për organizimin e kongresit. Po ashtu analizuam zgjedhjet në Tetovë. E rëndësishme që nga ky kuvend dolëm më të fuqishëm. Aleanca për Shqiptarët do të bëj diferencën mes partive shqiptare. Bashkë me Selën do të dalin në terren për të forcuar bazën e partisë. Nuk e di nëse do të jem kandidat për kryetar, ka kohë deri atëherë”, tha Taravari.