MaqedoniTop Lajme

Babai në shtëpi, vogëlushi kërkon lëmoshë në rrugë! (Video)

Shpërndaje

Babai në shtëpi, vogëlushi kërkon lëmoshë në rrugë! Trençevska: Çdo fëmijë meriton shtëpi dhe një familje që kujdeset për të

-Ku është babai yt?

-Babai im?

-Po babai yt, ku është?

-Në shtëpi.

Fëmijë të cilët kërkojnë lëmoshë mund të shohësh pothuajse gjithandej rrugëve të Shkupi. Por sa shteti kujdeset për ta!? Vet ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se secili fëmijë meriton një familje që do të kujdeset për të, por fatkeqësisht jo çdo fëmijë e ka atë mundësi.

“Çdo fëmijë meriton një shtëpi të ngrohtë dhe një familje që kujdeset për të, por fatkeqësisht jo çdo fëmijë e ka atë mundësi që familja e tyre biologjike të kujdeset për të. Është përgjegjësi e Qeverisë dhe Ministrisë që të kujdeset për mbrojtjen e fëmijëve, përgjegjësia dhe detyra jonë serioze është të ofrojmë një ambient të ngrohtë familjar”, tha Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Harald Fuger, atashe për çështje sociale në ambasadën e Republikës së Austrisë, theksoi se Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, i detyron shtetet nënshkruese të promovojnë të drejtat e fëmijës dhe të përfshijnë parimet bazë për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të rinjve.

“Prindërit kujdestarë në situate krize dhe qendrat e krizës në Austri luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët kur ka një raport rreziku”, theksoi Herald Fuger.

Juliana Gapo, drejtoreshë kombëtare e Fshatit të Fëmijëve SOS theksoi se kujdesi për fëmijët në rrezik është përgjegjësi e të gjithëve neve.

“Jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar që fëmijët të vendosen, jo vetëm në një mjedis të sigurt, por edhe nevojat e tyre të plotësohen dhe zëri i tyre të dëgjohet”, theksoi Juliana Gapo, drejtoeshë kombëtare e SOS.

Ndryshe nga ministria e punës dhe politikës sociale për TV21 thanë se përmes punës në terren të qendrave të punës sociale janë detektuar rreth 70 fëmijë në rrugë, në kryeqytet dhe qytete të tjera. Shumica e tyre janë në rrugët e Shkupit.

Nga atje njoftojnë se ekipet kryejnë aktivitete në terren në lokacione kritike tashmë të përcaktuara në territorin e Shkupit, me qëllim të ndalimit të shfaqjes të “fëmijë në rrugë”, me parandalim dhe aktivitete edukative./TV21