Dalja nga kriza, jo në kurriz të punëtorëve
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) reagon ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për shkurtimin e pagave dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për anulimin e ditës së diel jopune. “Qeveria, e cila po përjeton një grevë të përgjithshme në sektorin publik që është ende në vazhdim, ku nuk ka rritur pagat, tani planifikon masa shtrënguese dhe uljen e pagave të punëtorëve, përballë inflacionit 18.7 për qind dhe rritjes së çmimeve deri në 100 për qind të produkte ushqimore bazë dhe në këtë mënyrë varfëron më tej qytetarët dhe punëtorët e saj për 10 për qind shtesë”, thuhet në kumtesën e LSM-së.
Sipas Sindikatës, partia në pushtet LSDM, gjegjësisht Qeveria nuk ua ka rritur pagat punëtorëve, ndërsa partia opozitare VMRO-DPMNE i ka rritur ato në nivel lokal, diçka që e kanë bërë edhe të tjerë “ryetarë komunash të ndërgjegjshëm dhe parti tjera politike atje ku kanë funksionarë.“Në anën tjetër, opozita vepron më fuqishëm se Qeveria dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, si një nga masat kryesore për tejkalimin e krizës energjetike, propozon që e diela të hiqet si ditë jopune dhe që punëtorët të punojnë të dielave për shkak se ka pasur teprica të energjisë elektrike dhe punëdhënësit të zgjedhin një ditë tjetër të javës për pushim javor”, thuhet në kumtesë.
Sipas LSM-së, është e palejueshme që mënyrat kryesore të daljes nga çdo krizë të jenë në kurrizin e punëtorëve.