BotaTop Lajme

Gjermani, rritje e madhe e çmimit të energjisë për shkak të inflacionit të lartë

Shpërndaje

Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ishte 10 për qind në shtator, norma më e lartë e regjistruar që nga ribashkimi i vendit në vitin 1990, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rritja e madhe e çmimeve të energjisë vazhdon të jetë arsyeja kryesore e inflacionit të lartë”, tha Georg Thiel, kreu i Zyrës Gjermane të Statistikave (Destatis).

“Por, ne gjithashtu po shohim rritje çmimesh të shumë mallrave të tjera, veçanërisht të ushqimeve”, tha Thiel, duke shtuar se rritja e çmimeve të karburanteve në vend ka rritur edhe çmimet e tjera.

Inflacioni vjetor në gusht ishte 7.9 për qind ndërsa në shtatë muajt e fundit ka qenë mbi 7 për qind.