Grubi i sigurt, por Taravari thotë se kanë 1 kërkesë! ASH nuk do t’i jep votat “blanko” për ndryshimet kushtetuese
-I keni apo nuk i keni 80?
“Kemi deputetë të cilët, në qoftë se i përjashton Levicën dhe VMRO-DPMNE-në janë 74”, tha Grubi.
-74 a 72?
“74”, pohoi Grubi.
-Ndoshta i kam numëruar gabimisht.
“64 shumica parlamentare. 8 ka Aleanca. U bënë 72. Dy i ka BESA 74”, theksoi Grubi.
Kështu në Click Plus para 1 muaji Artan Grubi i BDI-së i numëronte deputetët të cilët do të votonin ndryshimet kushtetuese.
“Neve na llogarisin kështu ‘by default’”, tha Taravari.
Por Arben Taravari i ASH tha se këtë herë nuk do t’i japin votat ashtu në letër të bardhë, por do të kenë një kërkesë.
“Tash kur do të vijnë ndryshimet kushtetuese edhe ne do të kemi, besoj për 10-15 ditë do ta prezantojmë kërkesën tonë para faktorit ndërkombëtarë. Do të jetë kërkesë shumë serioze për Aleancën për shqiptarët”, theksoi Taravari.
-Është për heqjen e 20%, apo diçka tjetër?
“Jo, jo. Është diçka tjetër shumë me rëndësi për shoqërinë për shtetin kështu që jemi duke e përgatitur materialin. Natyrisht kemi konsultuar edhe ekspert ndërkombëtarë dhe materiali gat se është nga përfundimi”, nënvizoi Taravari.
Taravari nuk e bëri të ditur se çfarë kërkesë është, por tha se është shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe se nuk beson që ndonjë parti politike do ta refuzonte.
Ndryshe, që Maqedonia ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, së pari duhet t’i fusë bullgarët në Kushtetutë. Për këtë do të duhet hapja e Kushtetues me çka nevojiten 80 vota në kuvend.